Borussia Dortmund ka shënuar fitore si mysafir ndaj Greuther Furth me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 33-të të Bundesligës.
Milionerët ishin favorit në këtë takim edhe pse gara për titull është mbyllur në Gjermani.
Julian Brandt hapi ndeshjen në minutën e 26-të kur shënoi për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Halbzeit in Fürth. Durch das Tor von Brandt führt Borussia mit 1:0. #SGFBVB pic.twitter.com/UC3FAmsdM9
— Borussia Dortmund (@BVB) May 7, 2022
Pas disa rasteve në pjesën e dytë nga të dyja palët, vendasit barazuan shifrat në minutën e 70-të me Jessic Ngankam për 1-1.
Por Julian Brandt me golin e tij të dytë në minutën e 72-të ktheu epërsinë në 2-1.
Në minutën e 77-të ishte radha e Felix Passlack që shënoi për 3-1.
Abpfiff. Wir siegen 3:1 in Fürth und nehmen➕3️⃣ mit! #SGFBVB pic.twitter.com/G03fu1aDGA
— Borussia Dortmund (@BVB) May 7, 2022
Edhe pse kishe raste deri në fund rezultati nuk ndryshoi, duke bërë që Borussia Dortmund të marr fitoren e 21-të në kampionat. /Telegrafi/