Telegrafi

Borussia Dortmund në top formë – shkatërron Freiburgun me pesë gola

Borussia Dortmund ka arritur të shënojë fitore me rezultat të thellë 5-1 ndaj Freiburg në kuadër të javës së 19-të në Bundesligë.

Milionerët e nisi ndeshjen në sulm që nga momenti i parë, duke gjetur herët edhe golin.

Julian Brandt asistoi te Thomas Meunier në minutën e 14-të, ku shënoi për 1-0.

E njëjta dyshe mas 15-të minutash arritën të shënojnë edhe njëherë për 2-0.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Jude Bellingham asistoi te Erling Haaland që shënoi për 3-0.

U mendua që në minutën e 61-të ndeshja dohapej kur Roland Sallai asistoi te Ermedin Demirovic që shënoi për 3-1.

Por Haaland doli edhe një herë në skenë duke shënuar për 4-1.

Krejt në fund shënoi edhe Mahmoud Dahoud për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 5-1.

Me këtë fitore Borussia Dortmund shkon në kuotën e 40 pikëve, tri pikë më pak se Bayern Munich. /Telegrafi/