Telegrafi

Borussia Dortmund merr një barazim të madh ndaj Man Cityt

Borussia Dortmund ka barazuar në shtëpi ndaj Man Cityt pa gola në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë u takoi vendasve që kishin më shumë nga loja, por që nuk arritën të shënonin.

Në pjesën e dytë ka mundur Man City të shënojë, por nga pika e bardhë Riyad Mahrez nuk ishte i saktë.

Rast të mirë kishte edhe Julian Alvarez, por as ky nuk ishte i saktë.

Man City mbetet lider me 11 pikë, ndërsa Dortmund ka tetë pikë. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore