Site icon Telegrafi

Borussia Dortmund merr fitoren e pestë më radhë në Bundesliga

Borussia Dortmund ka shënuar fitore ndaj Werder Bremen si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 20-të në Bundesliga.

Kjo ishte fitorja e pestë me radhë për milionerët që ngjiten në vendin e dytë në renditje.

Pjesa e parë nuk solli shumë raste, me të dy skuadrat që rrezikuan nga një herë.

Në pjesën e dytë Dortmundi mori epërsinë në lojë, duke rrezikuar disa herë, derisa e gjeti golin.

Zhvillohej minuta e 67-të, kur Nico Schlotterbeck asistoi te i riu Jamie Bynoe-Gittens që shënoi për 1-0.

https://twitter.com/eurofootcom/status/1624438531358613510

Borussia nuk u ndal dhe kërkoi ta sigurojë fitoren, gjë që e arriti në minutën e 85-të, me Raphael Guerreiron që asistoi te Julian Brandt i cili shënoi për 2-0.

https://twitter.com/eurofootcom/status/1624442806717628416

Me këtë fitore Borussia Dotmund ka 40 pikë, tre më pak se Bayern Munich që është lider./Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version