Borussia Dortmund ka shprehur interesim që ta rikthej në skuadër mesfushorin e Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan.
Lajmin e jep The Independent që shkruan se lojtari po has në vështirësi këtë sezon nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Mkhitaryan e kishte lënë Dortmundin për të kaluar në Old Trafford në vitin 2016.
Në fillim lojtari ishte ndër kryesorit nën drejtimin e Mourinhos.
Trajneri i United nuk e ka ndërmend që të shes lojtar në janar, por Mkhitaryanin mund ta lirojë.
Ai mund të jetë një ndihmë e madhe për talentin e ri gjerman të mesfushës Julian Weigl.
Dortmund ka pasur vështirësi në javët e fundit, por që nga ndërrimi i trajnerit, ata kanë fituar dy ndeshje radhazi. /Telegrafi/