Telegrafi

Borussia Dortmund flet për herë të parë për klauzolën e Erling Haaland, sipas tyre nuk ekziston një e tillë

Drejtori i Përgjithshëm i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka folur për herë të parë për një klauzolë që flitej se është në kontratën e sulmuesit Erling Haaland.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë klauzolë në kontratën e sulmuesit, pasi ishte thënë se 75 milionë euro janë të mjaftueshme që lojtari të largohet.

“Haaland nuk ka asnjë klauzolë prej 75 milionë eurosh e vlefshme në 2021. Nuk ka asnjë akord të tillë në kontratën e tij”, ka thënë Watzke.

Haaland është një ndër sulmuesit më të përfolur të momentit ku shumë klube janë në lëvizje për yllin 20-vjeçar norvegjez.

Interesimi më i madh mbetet nga Real Madridi që e shohin si pasardhës të Karim Benzema. /Telegrafi/