Telegrafi

Borussia Dortmund fitore me katër gola për pozitën e parë

Borussia Dortmund ka shënuar fitore ndaj Eintracht Frankfurt me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 29-të në Bundesliga.

Milionerët e nisën fuqishëm ndeshjen duke shënuar që në start me Jude Bellingham për 1-0.

Në minutën e 24-të Karim Adeyemi asistoi te Donyell Malen i cili shënoi për 2-0.

Dilema e fituesit u largua në minutën e 41-të, kur Raphael Guerreiro asistoi te Mats Hummels që shënoi për 3-0.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, pasi që Borussia kishte një avantazh komod dhe nuk rrezikonte shumë.

Donyell Malen shënoi për 4-0 në minutën e 66-të, që ishte goli i tij i dytë personal.

Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk solli më gola të tjerë dhe me këtë fitore Borussia Dortmund ngjitet në pozitën e parë në renditje.

Aktualisht Dortmund ka 60 pik, një më shumë se sa Bayern Munich në renditje. /Telegrafi/