Borussia Dortmund ka marr një fitore shumë të rëndësishme si mysafir i Hoffenhaim, duke triumfuar në fund me rezultat 3-2.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që shënuan që në rastin e parë.
Ishte Erling Haaland që shënoi në minutën e 6-të të takimit me një goditje të saktë nga afër për 1-0.
What a beautiful goal, 1-0 Haaland
— 𝙁𝙎 🐝 (@Fs_BVB) January 22, 2022
Hoffenhaim filloi të prodhojë pas golit, duke renditur rastet para portës së Borussia Dortmund.
Goli i barazimit erdhi në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë, kur Andrej Kramaric shënoi për 1-1.
Por Borussia Dortmund në pjesën e dytë ishte më e mirë, duke kthyer epërsinë në minutën e 58-të, kur Donyell Malen asistoi te Marco Reus që shënoi për 2-1.
https://twitter.com/Fs_BVB/status/1484918910478598148
Në minutën e 66-të, Borussia qoi epërsinë në 3-1 me një autogol të David Raum (3-1).
Hoffenhaim u kthye në lojë në minutën e 77-të, me golin e shënuar nga Georginio Rutter që përfitoi nga asistimi i Munas Dabbur për 3-2.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Borussia Dortmund mori një fitore të rëndësishme që e mban në luftë për titull, pasi tani janë tre pikë pas Bayern Munich. /Telegrafi/