Borussia Dortmund ka fituar si mysafir i Wolfsburg me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 13-të në Bundesliga.
Ujqërit e nisën më mirë takimin, duke realizuar që në start.
Wout Weghorst ishte ai që shënoi me kokë për 1-0.
Në minutën e 35-të, Borussia fitoi penallti, ku nga pika e bardhë doli të jetë i saktë, Emre Can.
Back in the fight 💪 pic.twitter.com/ldmsSCjNEb
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) November 27, 2021
Më rezultat të barabartë u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta solli shumë më shumë raste.
Dortmund mori epërsinë në minutën e 55-të kur Marco Reus asistoi te Donyell Malen që shënoi për 2-1.
Erling Haalnd u kthye në dëmtimi pas një kohë dhe vetëm pas tetë minutash në fushë ai gjeti golin.
Photos that precede fortunate events pic.twitter.com/K198MGjZKJ
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) November 27, 2021
Zhvillohej minuta e 81-të, kur Juluan Brandt asistoi te Halaand që shënoi për 3-1.
Erling Haaland's goal, 7 minutes after his return from a month-long injury
This guy is an absolute beast. #BVB
— 𝙁𝙎 🐝 (@Fs_FootbalI) November 27, 2021
Edhe pse kishte raste tjera deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Borussia Dortmund, mori tri pikë e radhës, që përkohësisht e bëjnë lider në Bundesliga me 30 pikë, dy më shumë se Bayern Munich. /Telegrafi/