Borussia Dortmund ka fituar ndaj Schalkes me rezultat 1-0 në kuadër të javës së shtatë në Bunedsliga.
Pjesa e parë nuk kishte diçka të madhe nga loja, ndërsa Marco Reus lëshoi fushën pas një lëndimi të madh në këmbë.
Goli i fitores erdhi në minutën e 79-të, kur Marius Wolf gjeti më së miri Youssoufa Moukokon i cili shënoi për 1-0.
moukoko my boy i'm sorry i'll never doubt you again https://t.co/RtZcr6Ty01
— nis (@twxntytoo) September 17, 2022
Dortmund kishte edhe raste të tjera të shënonte por nuk ia arriti.
Më këtë fitore milionerët kalojnë në pozitën e parë me 15 pikë./Telegrafi/