Ndeshja mes Borussia Dortmund dhe PSG doli të jetë mjaftë interesante, sidomos pjesa e dytë ku u shënuan të gjitha golat për tu mbyllur në fund 2-1.
Pjesa e parë doli të jetë më e qetë, ku u regjistruan vetëm dy raste të mira dhe të dyja nga gjermanët.
Jadon Sancho provoi në minutën e 27-të të ndeshjes, por që Keylor Navas ishte në vend.
Ihr seid U N G L A U B L I C H! Immer wieder! ?? #BVBPSG pic.twitter.com/TxAIcu1EVU
— Borussia Dortmund (@BVB) February 18, 2020
Erling Braut Haaland gjuan bukur në minutën e 35-të, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën, duke mbetur rrjetat e paprekura.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë të parët rrezikuan francezët me Kylian Mbappe, i cili gjuan bukur, por Roman Burki ishte në vend në minutën e 66-të.
Goli erdhi në minutën e 69-të. Erling Haaland shënoi, ku një top i kthyer nga portieri u ndal para këmbëve të tij, ndërsa ai e shtyri topin në rrjetë (1-0).
Erling Haaland kornerde topu uzaklaştırıyor..ve sonrasında attığı depar? pic.twitter.com/TE9tds4vsm
— sarı kırmızı sevda (@ercihan10) February 18, 2020
Por nuk vonoi shumë dhe Neymar barazoi shifrat në minutën e 75-të. Një aksion individual i Mbappe nga e djathta ku kaloi tre lojtarë gjerman, për të pasuar për Neymar që shënoi në portën e zbrazët (1-1).
Dortmund 1 : 1 Paris
Neymar 72′#BVBPSG
— ChampionsLeagueGoals (@UEFAGoalsHD) February 18, 2020
Por Haaland e ktheu menjëherë epërsinë e Dortmund vetëm pas dy minutash (2-1).
Goli erdhi nga një goditje e fortë nga jashtë zonë e norvegjezit për të shënuar një super gol.
haaland scored a goal that you could actually hear… ? #bvbpsg pic.twitter.com/60cdecxe95
— Kobe. (@WinItForKobe) February 18, 2020
Ky është goli i 11-të i Haaland në Ligën e Kampionëve.
Deri në fund më nuk kishte gola dhe Borussia Dortmund merr një fitore, por për ta lënë ta hapur ndeshjen e ardhshme. /Telegrafi/