Site icon Telegrafi

Borussia Dortmund – Bayern Munich, vlera e të dy skuadrave është 1.6 miliard euro

Të gjithë sytë sot do të drejtohen tek “Signal Iduna Park” ku Borussia Dortmund pret Bayern Munichun në ndeshjen e njohur si “Klassiker”.

Të dy skuadrat kanë nga 15 pikë, pasi kanë marr nga pesë fitore dhe një humbje.

Në një stadium të boshatisur (si asnjëherë më parë) dy nga skuadrat më të mira dhe më të kushtueshme në Bundesligë do të luajnë raundin e parë të titullit në Dortmund.

Sipas “Sky” lojtarët e Borussia Dortmund vlejnë më shumë se 716 milionë euro.

Në anën tjetët kampionët e Gjermanisë dhe të Evropës vlejnë për 150 milionë euro më shumë, pasi vlera e tyre është 886 milionë euro.

Çfarë do të ndodhë në fushë dhe sa do të ndikojnë milionat në paraqitjen e skuadrave mbetet për t’u parë.

Ndeshja fillon në ora 18:30 dhe pritet të jetë e zjarrtë si çdo derbi tjetër mes këtyre dy skuadrave. /Telegrafi/

Exit mobile version