Telegrafi

Borussia Dortmund 2-2 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Bayern Munichu ishte afër të fitonte në udhëtim te Borussia Dortmundi, por në fund ndeshja u mbyll baras 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Bundesliga.

Ekipi i Julian Nagelsmann ka lëshuar nga duart fitoren e madhe në Signal Iduna Park dhe në fund u desh të kënaqen me një pikë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Youssoufa Moukoko (74’) dhe Anthony Modeste (90+) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Leon Goretzka (33’) dhe Leroy Sane (53’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i Bayernit, Dayot Upamecano, i cili u vlerësua me notë 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për të ndëshkuarin me të kuq, Kingsley Coman që u notua me 6.1.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/