Telegrafi

Borussia Dortmund 2-1 Union Berlin, notat e lojtarëve

Borussia Dortmundi ka fituar me vështirësi 2-1 ndaj Union Berlinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Bundesliga.

Verdhezinjtë kanë marrë një fitore të vështirë ndaj kryeqytetasve, por shumë të vlefshme në luftën për titullin të Bundesligës, ku rivalizojnë Bayern Munichun.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Donyell Malen (28’) dhe Youssoufa Moukoko (79’) për vendasit, ndërsa Kevin Behrens (61’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Dortmundi merr një fitore të vështirë ndaj Union Berlinit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Raphael Guerriero, i cili u vlerësua me notë 8.1

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin mysafir, Janik Haberer që u notua me 6.0.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/