Borussia Dortmundi ka fituar me vështirësi 2-1 ndaj Union Berlinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Bundesliga.
Verdhezinjtë kanë marrë një fitore të vështirë ndaj kryeqytetasve, por shumë të vlefshme në luftën për titullin të Bundesligës, ku rivalizojnë Bayern Munichun.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Donyell Malen (28’) dhe Youssoufa Moukoko (79’) për vendasit, ndërsa Kevin Behrens (61’) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Raphael Guerriero, i cili u vlerësua me notë 8.1
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin mysafir, Janik Haberer që u notua me 6.0.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/