Borusia Dortmund ka shënuar fitore ndaj Stuttgart me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të në Bundesliga.
Ndeshja nisi me disa raste për Borussian dhe goli erdhi në minutën e 14-të.
Erling Haaland asistoi te Julian Brandt që shënoi me portën e zbrazët për 1-0.
https://twitter.com/GoalsForYou_/status/1512512408828456968
Edhe përkundër raste tjera pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol të shënuar.
Në fillimin e pjesës së dytë nuk munguan rastet, me Marco Reus, Raphale Guerrieron dhe Pascal Stenzel që rrezikuan, por portat nuk u prekën.
Goli i dytë erdhi në minutën e 71-të, kur sërish Brandt me një goditje të bukur nga distanca shënoi për 2-0.
https://twitter.com/GoalsForYou_/status/1512524829290860547
Stuttgart rrezikoi disa herë për të zbutur epërsinë e milionerëve, por deri në fund gola më nuk pati.
Borussia pas kësaj fitoreje mbete në vendin e dytë me 60 pikë, gjashtë më pak se Bayern Munich. /Telegrafi/