Studimi është realizuar te minjtë, të cilët janë ndarë në tri grupe: minjtë me moshë më të re, ato me moshë të vjetër dhe minjtë të cilët me anë të ushqimit kanë marrë ekstrakt të boronicës.
Pas 12 javësh, eksperimentet kanë treguar gjeturi shumë më të madhe dhe aftësi të të mbajturit mend nga grupi i minjve me moshë të re.
Përveç tyre, minjtë me moshë të vjetër, të cilët kanë marrë ekstrakt të boronicës me ushqim, kanë treguar rezultate shumë më të mira në këto eksperimente në krahasim me minjtë pleq, të cilët nuk kishin marrë ekstrakt të boronicës.
Supozohet se për këtë efekt të boronicës merita i takon sasisë së madhe e flavonoideve të cilët i përmbajnë ato, gjegjësisht flavonolit dhe antocianit.