Site icon Telegrafi

Boris Johnson e përjeton fitoren e Anglisë në mënyrë të veçantë

Tifozët e Anglisë e kanë shijuar në maksimum fitoren ndaj Gjermanisë të martën mbrëma.

Tre Luanët fituan 2-0 ndaj Die Manschaft me golat e realizuara nga Raheem Sterling dhe Harry Kane.

Derisa kishin përballje të vështira dhe momente kontroverse ndër vite, natyrisht se anglezët e shijuan shumë këtë fitore.

Lexo po ashtu Me shpresën se do e fuste topin në rrjetë - tifozët e Gjermanisë me reagim dëshpërues për shansin e shpërdoruar nga Muller ndaj Anglisë

Pamjet kanë treguar se përveç tifozëve të zakonshëm, triumfin e ka përjetuar edhe kryeministri britanik, Boris Johnson.

Në momentin që Kane shënoi golin e dytë, i pari i vendit filloi të festonte, duke qenë i sigurt se takimi aty kishte përfunduar. /Telegrafi/

https://twitter.com/AwayDaysVideos/status/1409948250048770048?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1409948250048770048%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1714435-euro-2020-day-17-boris-johnson-david-beckham-other-things-you-may-have-missed

Exit mobile version