Asambleisti Naim Bytyqi ka qenë tepër i ashpër në kritikat e tij ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri në lidhje me projektin Borea, duke shpërthyer edhe në ofendime gjatë seancës së jashtëzakonshme.
Ai vuri në dyshim qëllimin e ftesës për këtë seancë, duke akuzuar kryetarin për zvarritje dhe keq menaxhim të projektit, transmeton Telegrafi.
“Ftesën për seancë të jashtëzakonshme me të vërtet nuk e kuptoj sepse këtu asgjë të jashtëzakonshme nuk po shohim. Kryetari tha se unë flejë me libër të Boreas, por unë po them që më mirë është deshtë të flejë me këtë vendim kryetari edhe me lexu më herët këtë vendim e jo me pru gjendjen deri këtu sot. Shumica e këtyre gjërave nuk qëndrojnë”, ka thënë Bytyqi.
Ai gjithashtu akuzoi kryetarin për keqpërdorimin e projektit për qëllime elektorale, duke përdorur fjalë ofenduese.
“Është i pafalshëm keqpërdorimi i këtij investimi gjigand për çështje elektorale, me u përdor për vota. Kryetar, ty duhet me të ndal ndokush se ja ki k*** nënën kësaj farë pune, jo veç nënën po edhe babën ja ke k***”, ka përfunduar Bytyqi.
Seanca u përcoll me tension të lartë mes pozitës dhe opozitës, duke reflektuar pakënaqësinë dhe përplasjet e forta politike rreth projektit Borea. /Telegrafi/