Site icon Telegrafi

Bordi i përkohshëm i KRU ‘Hidrodrini’ anulon konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv

Në mbledhjen konstituive virtuale të mbajtur sot, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A., në përbërje të Qëndresa Kukaj, Mirjeta Heta, Noli Carrabregu, dhe  Samir Lleshi, së bashku me Besnik Zeqiraj – U.D. Kryeshef Ekzekutiv, ka vendosur të anulojë konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë.

Ky konkurs, i shpallur me numër 1384 më 2 gusht 2024, është anuluar me qëllim të rishikimit të procesit të rekrutimit.

Gjatë këtij takimi, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve gjithashtu ka aprovuar me ndryshim-plotësime Statutin e kompanisë, duke synuar përmirësimin e operacioneve të saj.

Në takim mori pjesë edhe Kreshnike Dreshaj, Sekretare e Kompanisë, ndërsa u diskutuan edhe çështje të tjera të brendshme me rëndësi për kompaninë, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shërbimet ndaj konsumatorëve në zonën e mbulueshmërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version