Manchester United duket se nuk është i interesuar që të shkarkojë Ole Gunnar Solskjaerin dhe dëshirojnë të vazhdojnë me të edhe për ca kohë.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, bordi i klubit nuk ka kontaktuar me asnjë trajner tjetër dhe janë të fokusuar në reflektimin e norvegjezit.
Fillimisht, Antonio Conte ishte shënjestrat e tyre më e afërt, por italiani nuk mundi të priste më dhe kaloi te Tottenhami.
Tjera shënjestra tani janë Zinedine Zidane dhe Erik Ten Hag, por që bordi i Djajve të Kuq po vazhdon me mbështetjen e Solskjaer.
Humbja 2-0 në fundjavën e kaluar ndaj Manchester Cityt nuk ka shtuar presionin ndaj strategu norvegjez sa i përket bordit dhe duket se ata do të vazhdojnë me të deri në fund të sezonit. /Telegrafi/
Three days after derby defeat, there are still no contacts between Manchester United board and other managers. No talks. 🚫🔴 #MUFC
Ole Gunnar Solskjær still supported by main part of board members. Joel Glazer only one who can change the situation – but there’s still no signal. pic.twitter.com/0nxdW56KrJ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 9, 2021