Telegrafi

Bordi i KEK-ut i emëruar nga Qeveria Hoti mbanë takimin e parë

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka mbajtur takimin e parë zyrtarë, i cili u kryesua nga Hysen Fazliu me drejtorët Egzon Berisha, Petrit Ibraj dhe  Fatime Grajqevci, ku janë njoftuar nga u.d. kryshefit ekzekutiv Luigj Imeri për objektivat dhe sfidat e korporatës.

Në këtë takim, Imeri, ka njoftuar kryesuesin dhe drejtorët e Bordit të përkohshëm të KEK sh.a. për aktivitetin e korporatës në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, sfidat e me theks të veçantë në implementimin e projekteve kapitale dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID- 19 si dhe menaxhimin e mirë të kësaj situate deri më tani.

Në anën tjetër, sipas komunikatës për medie, Fazliu ka theksuar se Bordi i përkohshëm i drejtorëve, si përfaqësues i aksionarit të vetëm (qeverisë) ka përgjegjësinë për performancën e mire të KEK-ut. Për më tepër, Bordi i përkohshëm është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative gjithnjë duke respektuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe rregulloret e Brendshme të Korporatës. /Telegrafi/