Në mbledhjen e radhës të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A., Pejë, mbajtur sot në formë hibride (me pjesëmarrje fizike dhe online), është marrë vendimi për anulimin e vendimit nr.42/5 të datës 31.07.2024, i cili kishte të bënte me shkarkimin e ing. Dri Cena nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv.
Mbledhja është kryesuar nga Qëndresa Kukaj, ndërsa pjesë e bordit ishin Noli Carrabregu, Mirjeta Heta dhe Samir Lleshi, si dhe U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, Besnik Zeqiraj.
Në mbledhje ka marrë pjesë edhe Kreshnike Dreshaj, Sekretare e Kompanisë. Bordi shqyrtoi dhe aprovoi draft/procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme, përfshirë atë të datës 09.08.2024 të ish-Bordit të Drejtorëve dhe mbledhjen konstituive të Bordit të Përkohshëm të datës 01.09.2024.
Në raportin e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Besnik Zeqiraj, u prezantua gjendja aktuale e kompanisë, e cila u votua unanimisht nga anëtarët e bordit. Ndër çështjet e diskutuara u përmend edhe përmirësimi i shërbimeve profesionale për konsumatorët./Telegrafi/