Telegrafi

Bordeaux – PSG, formacionet zyrtare

Bordeaux dhe Paris Saint-Germain kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligue 1.

Parisienët janë mysafirë të Bordeauxit në takimin e vlefshëm për javën e 13-të, takim që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Matmut Atlantique’ nga ora 21:00.

Ekipi i Mauricio Pochettinos vjen nga një seri pozitive në kampionat dhe synon fitoren e radhës për të rritur edhe më shumë diferencën me ndjekësit.

Në anën tjetër, vendasit kanë përmirësuar rezultatet së fundmi duke marrë dy barazim dhe një fitore dhe duke shpresuar të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave të shumta.

Te PSG mungojnë yje si Lionel Messi, Sergio Ramos dhe Marco Verratti shkaku i lëndimeve.

Bordeaux: Costil; Pembele, Kwateng, Koscielny, Gregersen, Mangas, Onana, Otavio, Adli, Dilrosun, Elis; 

PSG: Navas; Hakimi, Kehrer, Marquinhos, Bernat; Wijnaldum, Guaye, Herrera; Draxler, Mbappe, Neymar; 

/Telegrafi/