Site icon Telegrafi

Bordeaux 2-3 PSG, notat e lojtarëve – Neymar më i miri

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 3-1 në udhëtim te Bordeaux në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligue 1.

Klubi parisien ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke marrë edhe fitoren e radhës dhe duke rritur diferencën me ndjekësit në krye të tabelës.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Yacine Adli (79’) dhe M’Baye Niang (90+), ndërsa për mysafirët shënuan Neymar (26’, 43’) dhe Kylian Mbappe (63’).

Lexo po ashtu PSG triumfon në derbin e javës ndaj Bordeaux nën regjinë e Neymarit dhe Mbappes

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi brazilian, Neymar, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 9.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin vendasve, Enock Kwateng që u notua me 5.9.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

Exit mobile version