Telegrafi

Bora shkakton probleme në disa rrugë të Serbisë – automjetet dalin nga rruga, formohen kolona të gjata në trafik

Bora që ka rënë orët e fundit në Serbi tashmë ka shkaktuar problemet e para në komunikacion.

Në disa pjesë të vendit automjetet kanë dalë nga rruga, ndërsa dëshmitarët raportojnë se rrugët janë mjaft të rrëshqitshme dhe me borë, përcjell Telegrafi.

Si pasojë, ata në rrjetet sociale shkruajnë se në disa pjesë ka ngecje në trafik dhe po krijohen kolona.

Siç thuhet më tej, bora që ra gjatë gjithë natës në disa pjesë të Serbisë arriti lartësinë në disa centimetra.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet që tregojnë telashet që ka krijuar ajo. /Telegrafi/