Bora e parë e këtij sezoni u shfaq në kodrat e Sarajevës këtë mëngjes.
Kjo sigurisht ka sjellë një “njoftim të ri” – fundin e motit të ngrohtë dhe fillimin e një periudhe më të ftohtë.
Gjithashtu, sipas medieve vendase, përcjell Telegrafi, Instituti Federal Hidrometeorologjik i Bosnjë dhe Hercegovinës thotë se moti në Sarajevë për pjesën më të madhe të ditës sot do të jetë i vranët.
Retë “do të ulen” pasdite, dhe temperatura më e lartë ditore e ajrit do të jetë rreth 9 gradë. /Telegrafi/