Reshjet e borës përpos vështirësive që kanë krijuar në qarkullim, kanë shkaktuar probleme edhe në rrjetin energjetik.
Komuna e Deçanit sonte ka mbetur pa rrymë, shkaku i prishjes së kabllos së tensionit të lartë.
Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj duke thënë se shpreson që KEDS ta rregullojë këtë problem deri nesër.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Me keqardhje më duhet të ju informoj, se për shkak të prishjes së kabllos nëntokësore të tensionit të lartë. Sonte në qytetin e Deçanit nuk do të ketë rrymë.
Shpresoj dhe besoj që deri nesër në mesditë të riparohet prishja nga KEDS-i!
Ju falënderoj për mirëkuptim!. /Telegrafi/