Telegrafi

Boothroyd largohet nga posti i menaxherit, Frank Lampard dhe Joe Cole lidhen me stolin e Anglisë U-21

Aidy Boothroyd është larguar si menaxher i Anglisë U21, ka njoftuar Federata Angleze e Futbollit, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kampionatit Evropian në 2021 dhe duke e përmbyllur mbretërimin e tij pesë-vjeçar në krye të ekipit.

Luanët e Rinj nuk do të jenë në fazat e nokautit të kampionatit të madh këtë verë pasi u eliminuan në fazën e grupeve.

Ky dështim ka bërë që që Boothroyd të largohet nga ekipi i Anglisë U-21, lajm i cili është konfirmuar nga vet trajneri nga drejtuesit e Federatës.

Tani, Federata Angleze e Futbollit është në kërkim për një menaxher të ri pasi Boothroyd njoftoi largimin nga posti që ka mbajtur që nga 2016.

Sipas mediumeve angleze, legjendat e Chelseat, Frank Lampard dhe Joe Cole janë dy nga emrat më të përfolur për të marr drejtimin e ekipit anglez U-21.

Sidoqoftë, as Cole dhe as Lampard thuhet se nuk janë favoritët për postin, pasi bastet favorizojnë një emër befasues si pretendentin e tyre kryesor.

Trajneri aktual i Anglisë U-17, Justin Cochrane shihet si favorit, ndërsa në vend të dytë llogaritet Lampard.

Për stolin e anglezëve të rinj përfolen edhe emra tjerë legjendash si Gary Neville, John Terry, Paul Scholes, Jamie Carragher dhe Wayne Rooney. /Telegrafi/