Telegrafi

Boombl4 do të mungojë në ndeshjet e para të ekipit Na’Vi në turneun e CS:GO ESL Pro League për shkak të COVID

Kapiteni i ekipit numër një të CS:GO, do të mungojë në ndeshjet e para të ekipit Natus Vincere në turneun ESL Pro League, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID.

Ndeshja e parë e ekipit Na’Vi në kuadër të grupit D në ESL Pro League i cili mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë do të zhvillohet nesër (e mërkurë) kundër ekipit polak AGO, ku ekipit ukrainas i duhet të luajë në mungesën e kapitenit Kirill “⁠Boombl4⁠” Mikhailov ka njoftuar organizata.

Vendin e Boombl4 siç duket do ta zë lojtari i akademisë të ekipit Na’Vi, Daniil “⁠headtr1ck⁠” Valitov.

Organizata ka deklaruar se lojtari i akademisë do të luajë nga izolimi pasi të udhëtojë në Dyseldorf në minutën e fundit.

Ndërkaq ekipi ukrainas po mundohet të kthej formën e tyre, pasi nuk kishin treguar lojën e tyre më të mirë në turneun IEM KATOWICE.


Përbërja e ekipit Na’Vi CS:GO:

Oleksandr “s1mple” Kostyliev
Denis “electroNic” Sharipov
Kirill “Boombl4” Mikhaylov
Ilya “Perfecto” Zalutskiy
Valerii “b1t” Vakhovskyi
Daniil “⁠headtr1ck⁠” Valitov (zëvendësues)


/Telegrafi/