Kapiteni i ekipit numër një të CS:GO, do të mungojë në ndeshjet e para të ekipit Natus Vincere në turneun ESL Pro League, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID.
Ndeshja e parë e ekipit Na’Vi në kuadër të grupit D në ESL Pro League i cili mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë do të zhvillohet nesër (e mërkurë) kundër ekipit polak AGO, ku ekipit ukrainas i duhet të luajë në mungesën e kapitenit Kirill “Boombl4” Mikhailov ka njoftuar organizata.
NAVI #CSGO line-up will play #ESLProLeague Season 15 with a replacement. Find out the details in the article.
📰: https://t.co/NU5IGVLOUS#navination #CSGO pic.twitter.com/Wj2hTMnrGp
— NAVI (@natusvincere) March 29, 2022
Vendin e Boombl4 siç duket do ta zë lojtari i akademisë të ekipit Na’Vi, Daniil “headtr1ck” Valitov.
Organizata ka deklaruar se lojtari i akademisë do të luajë nga izolimi pasi të udhëtojë në Dyseldorf në minutën e fundit.
Ndërkaq ekipi ukrainas po mundohet të kthej formën e tyre, pasi nuk kishin treguar lojën e tyre më të mirë në turneun IEM KATOWICE.
Përbërja e ekipit Na’Vi CS:GO:
Oleksandr “s1mple” Kostyliev
Denis “electroNic” Sharipov
Kirill “Boombl4” Mikhaylov
Ilya “Perfecto” Zalutskiy
Valerii “b1t” Vakhovskyi
Daniil “headtr1ck” Valitov (zëvendësues)
/Telegrafi/