Leonardo Bonucci ka mbrojtur simulimin e turpshëm të Ciro Immobiles, pasi sulmuesi i Italisë festoi golin e Nicolo Barellas ndaj Belgjikës vetëm pak çaste pasi ishte i shtrirë në tokë.
Anëtari i Lazios u pa duke u rrotulluar në tokë pasi u mundua të fitonte penallti gjatë fitores së çerekfinales së Italisë në Euro 2020 të premten e javës së kaluar.
Vetëm disa sekonda më vonë, Barella hapi llogarinë për Azzurrët dhe sulmuesi u ngrit shpejt në këmbë dhe vrapoi drejt golashënuesit dhe shokëve të tij të skuadrës për të festuar.
Sulmuesi i Lazios u quajt “patetik” nga eksperti i Match of the Day, Alan Shearer ndërsa të tjerët kërkuan që ai të ndëshkohej me një ndeshje moslojë.
Sidoqoftë veprimi i Immobiles është mbrojtur nga Bonucci, i cili pretendon se goli i hoqi të gjitha dhimbjet shokut të tij të skuadrës.
“Këto gjëra ndodhin në fushë”, ka thënë mbrojtësi. “Ciro ndjeu kontakt dhe ai u rrëzua”.
“Gëzimi dhe eksitimi i një goli është aq i madh në ndeshje të tilla si këto sa do të thotë që ju nuk përjetoni më dhimbje pas kësaj”.
“Por, Ciro është i mrekullueshme, ai është një njeri shumë i ngritur dhe në fushë gjëra të tilla mund të ndodhin”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Juventusit.
Kritikat ndaj Immobiles pas ndeshjes ishin të mëdha, mirëpo ai moment tashmë i takon të kaluarës. /Telegrafi/
Is Vertonghen's surgery regular? Immobile receives the blow on the heel and exaggerates with accentuating the pain. as soon as he realizes that Barella scores the goal, happiness is such that all pain disappears!😜the game played by Immobile was much worse than what happened!🤦 pic.twitter.com/kcyTTGaM0O
— stopardi p (@stopardip) July 2, 2021