Italia e fitoi Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’, para tre muajsh, ndërsa Leonardo Bonucci ka vendosur ta kujtojë finalen ndaj Anglisë.
Azzurrët triumfuan përballë Tre Luanëve në Wembley Stadium, ndërsa qendërmbrojtësi i Juventusit shënoi golin e barazimit gjatë lojës dhe ishte i saktë nga pika e bardhë gjatë ekzekutimit të penalltive.
“Para tre muajsh këto vlera na vendosën në maje të Evropës dhe në secilin grumbullim, dëshira për të përqafuar vëllezërit e mi është gjithmonë e tejmbushur”.
“Pas tre muajsh, pas disa ndeshjeve dhe shumë përjetimeve të ndryshme… Jua them një gjë: Akoma jam duke e shijuar. Kampionë të Evropës, gjithmonë vëllezër”, ka shkruar Bonucci në Instagram.
Suksesi i Italisë së Roberto Mancinit ishte befasi në ‘Euro 2020’, pasi në fillim të turneut ishin skuadra tjera që konsideroheshin favorite. /Telegrafi/