Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci, ka kërkuar falje në emër të bashkëlojtarëve pas kritikave që morën për mënyrën si e lanë zhveshotren në Stadio Barbera të enjten mbrëma.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi dhe video të zhveshtores së Azzurrëve pas humbjes nga Maqedonia e Veriut dhe humbjes sa shansit për të shkuar në Katar.
Shishe plastike, faculeta të përdorura, mbeturina ushqimore, madje edhe bishta cigaresh të mbetura –ishin në mesin e hedhjeve në dyshemenë e dhomës së zhveshjes në Stadio Barbera që shkaktuan edhe më shumë kritika për lojtarët italianë që dështuan të shkojnë në një Kampionat Botëror për herë të dytë radhazi.
Italia dopo il ko, ecco lo spogliatoio della vergogna: sigarette, rifiuti, avanzi. Un video mostra lo spogliatoio del Barbera in condizioni pietose come lo hanno lasciato i calciatori dopo il ko contro la Macedonia. pic.twitter.com/82ilU16uxT
— luciano (@luciano55321084) March 27, 2022
Në një konferencë për shtyp në Coverciano, Bonucci e ka përmendur këtë çështje duke kërkuar falje për veprimin e tyre.
“Ishte një gabim i madh, herën tjetër, do të kemi më shumë kujdes. Ishim të zhgënjyer dhe nuk kemi menduar se këto detaje nganjëherë e bëjnë dallimin. Do të jemi më të kujdesshëm në ndeshjet tjera, kërkojmë falje”, është shprehur futbollisti i Juventusit. /Telegrafi/
#Italia, gli spogliatoi della vergogna!
Ecco come si presentava lo spogliatoio degli #Azzurri il giorno dopo la partita con la #MacedoniaDelNord: figura pessima fatta dai giocatori! pic.twitter.com/NR8CCXajb9— Juventus Fans News (@_juventusfans) March 26, 2022