Leonardo Bonucci pas ndeshjes ka thënë se e kishte imagjinuar një Itali të tillë, pasi këtë rrugë e ndjekin tash e një kohë.
Azzurrët shënuan fitoren e nëntë me radha, ku kanë shënuar 28 gola dhe nuk pësuan asnjë.
“E imagjinoja se do të ishte kështu për shkak të rrugës që ndoqëm për të arritur këtu”.
“Kjo ishte ndeshja e parë e një udhëtim të gjatë, kështu që ne i mbajmë këmbët në tokë, pasi do të kemi një sërë ndeshje dhe atë shumë të afërta, kundërshtarët do të na njohin më mirë, por ne e dimë se mund të themi fjalën tonë”.
Atmosfera në Stadio Olimpico ishte e mrekullueshme, me 16,000 tifozë në një arenë italiane për herë të parë që nga marsi 2020.
“Me njerëzit përreth nesh në tribuna, është një stil krejt tjetër i futbollit. Ata na mbajnë zemrën të ndezur gjatë gjithë ndeshjes”.
“Tani nga nesër përgatitemi për ndeshjen tjetër”, ka thënë Bonucci
Italia është në Grupin A me Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin. /Telegrafi