Site icon Telegrafi

Bonucci: E dominuam Belgjikën, e dinim nga vinte rreziku

Leonardo Bonucci mendon se Italia e ka dominuar ndeshjen kundër Belgjikës, duke kaluar në gjysmëfinale ku do të takohet me Spanjën.

Nicolò Barella dhe Lorenzo Insigne shënuan për Azzurrët, ndërsa Romelu Lukaku për belgët.

“Ne e dinim cilësinë e Belgjikës, veçanërisht në sulm. Ne shkuan në 2-0 dhe po dominonim ndeshjen, pastaj ata u kthyen me një penallti të dyshimtë”.

“Ne bëmë me të vërtetë mirë që u mbajtëm dhe treguam edhe një herë se sa e rëndësishme është zemra e kësaj skuadre të Italisë dhe italianëve”, deklaroi mbrojtësi.

Italia do të luajë ndaj Spanjës në ‘Wembley Stadium’ në Londër të martën në mbrëmje.

“Tani ne mund të vazhdojmë të ëndërrojmë me këmbë në tokë. Spanja është një ekip i shkëlqyeshëm, por ne e filluam këtë turne me një ëndërr në zemrat tona, le ta mbajmë deri në fund”.

“Ka dy ndeshje për të bërë, më e vështira do të jetë kundër Spanjës, e cila luan ngjashëm me Belgjikën. Ata dukeshin nuk do t’ia ia dilnin në grupe, por u ngritën përsëri në këmbë, kështu që do të jetë një betejë deri në fund”.

Kishte një moment negativ në ndeshje, pasi Leonardo Spinazzola u largua me lot në sy.

“Leonardo kishte një Evropian të shkëlqyeshëm, kushdo që e zëvendëson atë do të bëjë po aq mirë”, deklaroi Bonucci. /Telegrafi/

Exit mobile version