Telegrafi

BONEVET dhe suksese e kampanjës për mbledhje të fondeve

 Fondet tjera që do të mblidhen në ditët e mbetura do të për përdoren për të kriju klasë të reja inovative dhe për të zgjëruar komunitetin e krijuesve në BONEVET.

BONEVET është hapësira e parë krijuese në rajon e cila ofron për komunitetin një spektër të gjërë të të mirave, duke filluar me trajnime të veçanta në elektronikë,littleBIts, Arduino, raspberry PI, robotikë, programim, dizajnim, , 3D modelim dhe 3D printim, hyrje në mekanikë dhe printim të pllakave elektronike.Gjithashtu ofrohen mjete të punës dhe paisje të ndryshme siç janë:3D Printer, LaserCut, CNC pajisje etj.

Qëllimi kryesor I kësaj kampanje është krijimi i fondeve të cilat do të shpërndahen në klasa të ndryshme duke iu dhënë mundësinë të rinjve të bëhen pjesë e BONEVET, të pasurojnë njohuritë e tyre duke mësuar, krijuar dhe të shprehin aftësitë e tyre në teknologji, elektronikë, dizajnim, programin, mekanikë e shumë lëmi të tjera.

Ata që do të mbështesin këtë kampanjë do t’i japin mundësinë shumë të rinjve të bëhen pjesë e Hapësirës Krijuese të parë në vend, të edukohen, të mësojnë, të krijojnë, dhe të shprehin talentin e tyre. Kushtet e mrekullueshme që kjo qendër ofron, bashkë me mjetet e avancuara dhe pajisjet teknologjike, janë ideale për krijimin e inovacioneve kreative.

Falenderim i veçantë ju takon të gjithë atyre që e kanë mbështet këtë kampanjë si dhe atyre që do të vazhdojnë të mbështesin, sepse do të mundësojnë që të rinjët të cilët nuk kanë mundësi të mira material të bëhen e aktiviteteve të shumta innovative e pse jo edhe krijuesit dhe ndërmarrësit e të ardhmes.

Në rast se ju dëshironi të mbështetni këtë kampanjë mos harroni se ju mund ta bëni këtë duke klikuar në :

http://www.bonevet.org/crowdcampaign/projects/bonevet-crowd-funding-campaign/

nëse nuk keni mundësi ta mbështesni financiarisht ju lutem shpërndani atë me familjen, shoqërinë dhe të afërmit tuaj.

Çdo ndihmë e juaja do të jetë mundësi e një të riu që të mëson më tepër!