Site icon Telegrafi

“BONE VET vazon tënde nga argjila”, të premtën mbahet punëtori kreative për fëmijët në Muzeun e Mitrovicës

Muzeu i Mitrovicës

Të premtën do të mbahet punëtoria kreative “BONE VET vazon tënde nga argjila” në Muzeun e Mitrovicës.

Ky aktivitet është për fëmijët e moshës 7-11 vjeç dhe do të fillojë nga ora 12:30 deri në orën 13:30, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, kjo punëtori kreative bëhet “për të zbuluar artistin” brenda fëmijëve.

Bëhet e ditur se përparësi në aplikim kanë fëmijët që aplikojnë për herë të parë.

Punëtoria kreative “BONE VET vazon tënde nga argjila”

“Ky aktivitet është pjesë e projektit “Trashëgimia dhe Inovacioni”, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Sektori i Kulturës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version