Vështirë të besohet, por Manchester Unitedi u detyrua ta anulonte ndeshjen e Ligës Premier ndaj Bournemouthit, pasi një imitacion bombe ishte lënë gabimisht në stadium pas një stërvitjeje trajnuese të personelit të sigurisë.
Old Traffordi u evakuua, pasi një telefon celular u gjet i lidhur në tuba dhe njësia e bombave provoi një eksplodim të kontrolluar.
Rezultatet e eksplodimit treguan se pajisja ishte në fakt një imitim, i përshkruar nga policia si “jashtëzakonisht i ngjashëm”.
Pajisja ‘imitacion i bombës’ ishte harruar në stadium nga një kompani trajnuese, e cila kishte bërë trajnime në stadium pak ditë para ndeshjes.
Ndeshja ndërmjet Manchester Unitedit dhe Bournemouthit është caktuar për ditën e martë. /Telegrafi/
LEXONI PO ASHTU:
Ja çfarë është gjetur në paketën e dyshimtë në Old Trafford (Foto)
Shpërthim i kontrolluar në Old Trafford