Vitet e fundit, koreanoveriorët u kanë vënë fëmijëve të tyre emra më të butë që shqiptohen më lehtë, si A Ri (i dashur), So Ra (guaskë) dhe Su Mi (super bukuri), por autoritetet kanë vendosur ta frenojnë këtë prirje dhe të prezantojnë një trend të ri.
Qeveria e Koresë së Veriut tani po u thotë qytetarëve se emra të tillë nuk konsiderohen “sa duhet revolucionarë”, dhe duhet të ndryshohen në ato që janë më në përputhje me ideologjinë, transmeton Telegrafi.
Në aspektin ideologjik po konsiderohen si të përshtatshëm, emrat si “besnikëri” ose “bombë”, të cilat janë përdorur në të kaluarën si shenjë patriotizmi dhe dashuri ndaj qeverisë, kurse ky trend bizar është rikthyer sërish nga partia në pushtet.
Chung Sim (besnikëri), Chong Il (revole), Pok Il (bombë) dhe Ui Song (satelit) kështu do të duhej të bëheshin hit emrat në Korenë e Veriut, por duket se qeveria po has në rezistencën e qytetarëve.
Sipas burimit anonim, zyrtarët po i përdorin takimet për të udhëzuar të rriturit dhe fëmijët që të ndryshojnë emrat e tyre, nëse ata konsiderohen shumë të butë ose të thjeshtë.
Burimi thekson se shumë prindër “shfaqin ngurrim të fortë” ndaj një urdhri të tillë. Një banor i provincës veriore të Ryangang, tha se qeveria ka kërcënuar me gjobë, këdo që nuk përdor emra që kanë kuptim politik. /Telegrafi/