Telegrafi

Bomba fals! Kaq miliona euro do t’i humb Manchester United

Eksperti i sigurisë, kompania e të cilit fajësohet se ka lënë një bombë fals brenda stadiumit “Old Trafford”, është një ish-pjesëtar i policisë së Londrës në njësitin antiterror. Ai thotë se kjo fiasko sipas gjitha gjasave do të shkatërrojë biznesin e tij.

Chris Reid, pronari i firmës “Security Search Management & Solutions Ltd” me seli në Kent, thotë se është ende duke pritur të dëgjojë nga Manchester Unitedi, por pranon: “Unë jam i sigurt se ata po mbajnë takime për të shikuar se çfarë do të përdorin kundër meje”, shkruan Daily Mail.

Rreth 76 mijë tifozë janë urdhëruar të lëshojnë stadiumin “Old Trafford”, të dielën pak para se të niste ndeshja Manchester – Bournemouth, kur një pajisje shumë e ngjashme me një bombë është gjetur në tualet vetëm 20 minuta para fillimit të ndeshjes, përcjell Koha Ditore.

Ky alarm për një sulm terrorist pritet t’i kushtojë Manchester Unitedit rreth 4.8 milionë euro, raporton një burim i klubit, ndërsa thotë se ai “idiot që ka lënë bombën fals prapa meriton një shqelm”.

Tifozët kanë mbetur në lot dhe madje kanë lënë prapa edhe valixhet e tyre dhe palltot në nxitim për t’u larguar nga fusha duke pasur frikë se jetën e kanë në rrezik.