Site icon Telegrafi

‘Bomba’ e Pogbas i jep fitoren Manchester Unitedit ndaj Burnleyt, tani është lider në Ligën Premier

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Burnleyt me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e parë e Ligës Premier.

Ndeshja ishte e ‘ftohtë’ me pak raste, ku të dy skuadrat ishin të kujdesshme.

Një rast diskutabil ishte në minutën e 29-të, kur Luke Shaw, bëri një ndërhyrje të fortë ndaj një rivali, por pas rishikimit të VAR, ia u ndëshkua me karton të verdhë.

Në minutën e 37-të, ishte Harry Maguire që shënoi, por goli u anulua pasi mbrojtësi kishte shkaktuar goditje dënimi.

Pjesa e parë u mbyll pa raste të tjera.

 

Edhe pjesa e dytë sikurse e parë me pak raste dhe e kujdesshme nga të dyja palët.

Goli erdhi vetëm në minutën e 71-të, kur Paul Pogba me një goditje të fortë volej shënoi për 1-0.

 

Në fundin e ndeshjes kishte edhe një rast diskutabil për penallti në favor të Burnleyt, por që pas shikimit në VAR nuk u akordua.

Manchester United pas kësaj fitoreje ka tani 36 pikë dhe është lider në Ligën Premier, me tri pikë më shumë se Liverpool./ Telegrafi/   

Exit mobile version