Telegrafi

Bolton Wanderers dëbohet në ligën e tretë angleze shkaku i financave

Bolton Wanderers, dikur skuadër e Ligës Premier, e cila shpeshherë ka ditur t’i rrëmbej pikë klubeve shumë më të mëdha, ka rënë në ligën e tretë dhe do të startojë sezonën me minus 12 pikë.

Arsyeja për këtë është një llogari tatimore e papaguar prej 1.4 milion eurove. Përveç kësaj, klubi duhet të emërojë një menaxher të jashtëm që do të kujdeset për administratën.

Paul Appleton i kompanisë “David Rubin” si dhe disa partnerët do të luajnë rolin e menaxherit dhe besohet se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme për mbijetesën e klubi.

Le të kujtojmë, Bolton është në një situatë të tmerrshme financiare. Lojtarët refuzuan të luajnë një lojë për shkak të pagave të papaguara.

Muajin e kaluar refuzuan të stërviteshin për 48 orë, duke mbështetur stafin e trajnerëve, të cilët gjithashtu nuk morën paga. Ata përfundimisht morën paratë e tyre, ndërsa lojtarët e Boltonit janë ende në pritje.

Tani ata janë zhvendosur në ligën e tretë, e cila, me gjasë, do të duhet të luftojë për të qëndruar sepse nuk do të jetë e lehtë të kompensohet 12 pikë.

Ndryshe, kujtojmë se për herë të fundit në Ligën Premier ata luajtën në vitin 2012. /Telegrafi/