Site icon Telegrafi

Bolsonaro nuk i beson kompjuterit, presidenti brazilian kërcënon me mosnjohje të rezultateve nëse nuk rikthehet praktika e përdorimit të fletëvotimit

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, ka deklaruar sot se ndoshta nuk do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen gjatë vitit të ardhshëm, nëse sistemi i votimit që përdorë kompjuterë për numërimin dhe regjistrimin e votave, nuk ndërrohet me fletëvotimet e shtypura të cilat ai i favorizon çdo herë.

“Nëse vazhdon kjo metodë, do të kemi probleme, pasi që njëra palë, që jemi ne, ndoshta nuk do t’i pranojmë rezultatet”, ka thënë Bolsonaro gjatë një interviste dhënë për një radio lokale në Brazil, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, anketat tregojnë që Bolsonaro qëndron pas Louis Ignaocio Lul da Silva, ish-kreun e të majtës. Bolsonaro gjatë javës së kaluar deklaroi se nuk do të dorëzojë funksionin e presidentit nëse ndodhin mashtrime me vota.

Edhe mediat kredibile në Brazil kanë raportuar se Bolsonaro ka kërcënuar me mosnjohje të rezultateve në zgjedhjet presidenciale, në momentin kur ai gjendet në një presion të madh për shkak të skandalit rreth sigurimit të vaksinave. /Telegrafi/

 

Exit mobile version