Telegrafi

Bolsonaro mbetet pa krerët e ushtrisë, komandantët e aviacionit, marinës dhe këmbësorisë japin dorëheqje

Komandantët e tri forcave të armatosura braziliane kanë dhënë dorëheqje, pasi që presidenti Jair Bolsonaro ka ndërruar ministrin e Mbrojtjes.

Siç raporton AP, bëhet fjalë për komandantët e këmbësorisë, marinës dhe të forcave ajrore që kanë dhënë dorëheqje pa dhënë ndonjë shpjegim, transmeton Telegrafi.

Por dorëheqjet e tyre kanë ardhur nga kohën kur Bolsonaro po ballafaqohet me krizën e administratës së tij, kështu analistët kanë theksuar se presidenti është i vendosur që të ketë më shumë kontroll mbi ushtrinë.

“Nga viti 1985 nuk kemi pasur ndërhyrje të qartë të presidentit në forcat e armatosura”, ka thënë Carlos Melo, profesor i shkencave politike në Universitetin Insper në Sao Paulo.

Dorëheqjet e zyrtarëve ushtarakë të Brazilit kanë pasur pasi që dje në orët e para të mëngjesit u takuan me ministrin e ri të Mbrojtjes, gjeneralin Valter Souzo Brada Neto, për të cilin thuhet se ndanë të njëjtin qëndrim me Bolsonaron sa i përket forcave të armatosura. /Telegrafi/