Roma do të jetë nikoqire e Bolognës në javën e n e 30-të të Serie A.
Giallorosët në këtë takim vijnë pas tri fitoreve radhazi dhe janë ngjitur në pozitën e tretë në tabelë.
Ndërkohë Bologna e Blerim Xhemailit nuk ka shënuar fitore që tri xhiro duke pësuar dy humbje dhe duke marrë vetëm një barazim.
Skuadra nga kryeqyteti italian synon që të marrë një tjetër tre pikësh për të bërë një hap të madh drejt sigurimit të Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide që pritet të fillojë nga ora 12:30.
Formacionet zyrtare:
Bologna: Mirante, Helander, Gonzalez, De Maio, Torosidis, Poli, Pulgar, Donsah, Masina, Palacio, Verdi.
Roma: Alisson, Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov, Nainggolan, De Rossi, Strootman, El Shaarawy, Schick, Perotti. /Telegrafi/