Telegrafi

Bologna – Roma, formacionet titullare

 

Bologna dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë mysafirë të Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A, takim që zhvillohet në Renato Dall’ara nga ora 15:00.

Skuadra e Paolo Fonsecas vjen në këtë ndeshje me dy barazime dhe një fitore, kështu që shpreson në rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim.

Në anën tjetër, vendasit janë në formë edhe më të mirë pasi kanë një barazim e dy fitore, ndërsa shpresojnë ta shfrytëzojnë terrenin vendas për tri pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Bologna: Skorupski; Tomiyasu, Bani, Denswil, Dijks; Medel, Poli; Orsolini, Soriano, Sansone; Destro

Roma: Lopez; Florenzi, Mancini, Fazio, Kolarov; Cristante, Veretout; Kluivert, Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko

/Telegrafi/