Site icon Telegrafi

Bologna ka treguar forcën edhe ndaj Romës, vazhdon të rivalizojë të mëdhat për kreun e renditjes

Bologna ka treguar forcën edhe ndaj Romës, duke e mposhtur  me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 16-të të elitës së futbollit italian.

Rasti i parë serioz për gol në këtë takim i takoi Romës, të cilët rrezikuan përmes Andrea Belottit por goditja e tij me kokë u ndal nga portieri vendas.

Bologna kaloi në avantazh përmes Nikola Moros (37’) i cili ballë për ballë me portierin nuk gabon dhe shënon në cepin e majtë të portës për 1-0.

Në pjesën e dytë pritej reagimi i Romës, por në fakt ndodhi e kundërta, pasi ata pësuan edhe golin e dytë në këtë sfidë.

Ishte Rasmus Kristiensen (49’) që shënoi në rrjetën e portës së tij për të çuar rezultatin në 2-0.

Deri në fund nuk kishte më raste të tjera dhe Bologna mori fitoren e shtatë sezonale dhe mban vendin e katërt me 28 pikë. Roma mbetet e shtata me 25 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version