Telegrafi

Bochumi synon befasi, Bayerni për vazhdimësi të fitoreve – formacionet zyrtare

Bayern Munich ka udhëtuar drejt Bochumit për ta zhvilluar xhiron e 22-të në Bundesliga.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë po kalon nëpër një formë fantastike, pasi në tri xhirot e fundit kanë marrë po aq fitore.

Vendasit synojnë që të shkaktojnë befasinë e madhe, pasi nuk dinë për fitore në tri takimet e fundit duke marrë dy barazime e një humbje.

Bayerni nga ana tjetër kërkon të vazhdojë me fitore që të shkëputet edhe më shumë në krye të tabelës.

Formacionet zyrtare:

Bochum: Esser, Gamboa, Kotchap, Leitsch, Soares, Antwi-Adjei, Rexhbecaj, Osterhage, Holtmann, Locadia.

Bayern Munich: Ulreich, Pavard, Upamecano, Sule, Hernandez, Kimmich, Muller, Coman, Gnabry, Lewandowski, Sane.

/Telegrafi/