Telegrafi

Boca Juniors përgatit fanellën me numrin e De Rossit

Daniele De Rossi (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Daniele De Rossit do t’i jepet fanella me numrin 16 te Boca Juniors në Copa Libertadores – bëjnë të ditur mediat argjentinase.

Fituesi i Kupës së Botës, i cili do t’i mbushë 36 vjet këtë muaj, është lojtar i lirë, pasi Roma vendosi të mos ia vazhdonte kontratën.

Është pritur që futbollisti italian t’i japë fund karrierës aktive, mirëpo në ditët e fundit është raportuar se ai planifikon të luajë te Boca Juniors.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Daniele de Rossi

Bisedimet kanë avancuar me drejtorin dhe ish-bashkëlojtarin e tij te Roma, Nicolas Burdisso, ndërkohë që De Rossi gjithmonë ka thënë se do t’i pëlqente të luajë te Bombonerët.

Sipas Informacion CABJ, atij i është siguruar fanella me numrin 16 dhe pritet të luajë në Copa Libertadores. /Telegrafi/